Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka postuar në FB një telefonatë të zhvilluar me kandidatin e Partisë Socialiste në qytetin e Tropojës, Petrit Malaj, i cili renditet i dyti në listën e PS-së për qarkun e Kukësit.

Gjatë bisedës, Rama dhe Malaj folën për turizmin malor në Tropojë duke e përcaktuar si një nga pritoritetet për qeverinë në mandatin e tretë.

Rama shtoi se banorët e Tropojës duhet të shohin interesin e tyre dhe jo të vijojnë me tifozllëkun absurd, pasi historikisht kanë votuar për PD-në.

Biseda

Rama: Ç’thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?

Malaj: Njerëz të mirë shumë. Po transmetoj idenë që ne kemi se çfarë do bëjmë këtu dhe mendoj që do bëjëm gjëra shumë të mira.

Rama: Po patjetër e kemi bërë e ne do bëjmë gjëra shumë të mira. Ti je gur i rëndë në vendin tënd, në akademinë e arteve dhe kjo është nismë dhe për dashurinë për atë vend dhe dëshirën për ta thelluar ndryshimin, dhe ne duhet ta përcjellim që Petrit është një njeri i angazhuar në vendin e vetë dhe jo për vete.

Malaj:  Po flisja për prindërit që më ka dhënë këtë aftësi komunikimi, po dhe me ndryshimet që janë bërë, janë hapur shumë fronte pune.

Rama: Ky mandat do ketë fokus më të qartë në turizmin malor, që sidomos aty është përrallë bëhen gjëra fantastike , qofte dhe me investime të huaja. E ardhmja është goxha tërheqëse.

Malaj: Po është e vërtet, disa investime që duhen për rrugën e Bjeshkëve, do duhen të bëhen.

Rama: Unë s’kam ç’të bëj ma vure kusht, po thuaja që duhet mbështetje për të vazhduar punën dhe duhet luftuar tifozlliku politik absurd, të shohin interesin e Tropojës , se s’po u thotë kush të bëhen socialist.

Malaj: Më ke dhënë një fjalë që do vish këtej.

Rama: Po patjetër ku do shkojmë pa ardhur aty. Ti do vish atje se do presim çunat e Londrës dhe do hapim aeroportin e Kukësit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re