Skip to content

Ç’thotë Trump mbi heroin musliman të Sidnejit?

Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi të dielën muslimanin në Bondi Beach, Ahmed al-Ahmed, i cili u përball me një nga sulmuesit në Sidnej, duke shpëtuar potencialisht shumë jetë gjatë të shtënave masive.

“Dhe, në Australi, ndoshta e keni lexuar, ai ishte një burrë shumë, shumë i guximshëm që u përball me një nga sulmuesit ballë për ballë dhe shpëtoi shumë jetë,” tha Trump.

Ndërsa nuk e përmendi me emër, komentet e Trump mbështesin një video virale që tregon al-Ahmedin duke vrapuar nëpër një parking drejt një burri që mbante një pushkë dhe i cili u raportua të ishte një nga sulmuesit që hapën zjarr në një festival hebre në Bondi Beach të Sidnejit, duke vrarë të paktën 15 persona.

Al-Ahmed, i identifikuar nga mediat lokale si një qyetar i thjeshtë australian 43-vjeçar, u pa duke neutralizuar mjeshtërisht sulmuesin, një akt që ndërpreu vijimin e masakrës.

“Pra, një burrë shumë i guximshëm që aktualisht është në spital, i plagosur rëndë. Kam shumë respekt për njeriun që e bëri këtë”, shtoi Trump. /tesheshi.com/