Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me çështjet e diskutuara gjatë vizitës dy ditore të tij dhe dhe disa prej anëtarëve të kabinetit qeverisës në Stamboll. Rama thekson se u çua më tej axhenda e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, arsimit, strehimit social, kulturës dhe turizmit.

Postimi i Edi Ramës në fcebook:

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)

Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb