8 maj Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, Bledi Çuçi, deklaroi sot se, “ne socialistët kemi arritur t’i kthejmë fushatat elektorale në bashkëbisedim me qytetarët, me qëllimin për të rritur mirëqenien e qytetarëve dhe për të zhvilluar vendin”.

Në takimin elektoral për zgjedhjet e 14 majit, që u mbajt sot në Berat, me pjesëmarrjen  e Kryeministrit Edi Rama, Çuçi tha se, tashmë Berati e ka nisur rrugën drejt një zhvillimi që nuk kthehet më pas. Ndaj vijoi ai, në 14 maj, qytetarët me votën e tyre do të rikonfirmojnë kryetarët e mrekullueshëm të PS-së, për të gjitha bashkitë e qarkut Berat.

“Faleminderit për konfirmimin që na keni dhënë me në krye Edi Ramën!” – u shpreh ai.

Çuçi bëri të ditur se, me projektet tona do të vazhdojmë transformimin e Beratit për ta kthyer në një nga qendrat kryesore të turizmit të Shqipërisë.

“Vetëm vitin e kaluar Beratin e vizituan 400 mijë turistë, ndaj 200 mijë që shënonte disa vite më parë dhe kjo falë projekteve që zbatuam, ndërsa ambicia jonë është të zhvillohemi edhe më shumë përmes të investimeve të reja në çdo cep të qarkut të Beratit”, tha Çuçi.

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re