Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar këtë të shtunë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Sipas informacioneve mësohet se takimi mes dy zyrtarëve të lartë i zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë ka zgjatur për pesë orë me radhë. Dyshimet e para janë se arsyeja e këtij takimi të jetë dhuna e ushtruar nga fisi Rraja drejt kushërinjve të fisit Maja të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.

Ndërkohë akoma nuk ka një konfirmim se çfarë është tema kryesore që është diskutuar në takimin Çuçi-Rrumbullaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko