Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, prit sot në një takim zv.presidentin e Komisionit Europian Margaritis Schinas, me të cilin diskutoi çështje të emigracionit të jashtëligjshëm dhe azilkërkuesve.

 

“Teksa dëgjova prej tij vlerësimin se Shqipëria mbetet një shembull i mirë në menaxhimin e flukseve migratore që vijnë prej vendeve të Afrikës apo Lindjes së Mesme drejt Europës, riafirmuam mbështetjen që KE do t’i japë vendit tonë në fushën e emigracionit dhe në mënyrë të veçantë për të adresuar problemin e trafikut të klandestinëve.”, shprehet ministri Çuçi.

 

Në vijim Ministri i Brendshëm ka diskutuar me diplomatin europian edhe për marrëveshjen e Shqipërisë me FRONTEX si një histori suksesi në menaxhimin e kufijve.

 

“Shqipëria është e angazhuar që politikat e saj në fushën e emigracionit dhe azilit t’i përafrojë në formë progresive me Bashkimin Europian. E sigurova zv.presidentin Schinas se veprimet dhe prioritetet tona e projektojnë Shqipërinë si një anëtar të ardhshëm të besueshëm të unionit”, shprehet ministri Çuçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko