Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për A2 Cnn, ku foli për aktualitetin politik në vend dhe shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë.

I pyetur për pozicionin e tij si i treti i listës së PS-së në Gjirokastër edhe pse është drejtues politik në këtë qark, Çuçi ka dhënë këtë përgjigje.

“Në Kryesinë e PS-së vendosëm një standard që drjetuesit e qarqeve të jenë në krye të frontit. Gjirokastra e ka 1000% të sigurt mandatin e dytë.

Nëse unë do të isha i dyti kjo s’do të thoshte asgjë. Ajo që mund ta bëjë punën time më të dukshme dhe pozicionin në ballë të një ushtrie që tenton të marrë të tretin.

Vendosa që të bëjë sens edhe rregulli që kemi vënë. Në qarkun Gjirokastër objekti bazë është i garantuar.

Duke u vendosur unë i treti, e bëj të vlefshëm standardin që kemi krijuar se drejtuesi i qarkut duhet të jetë aty për të rritur votat për Parinë Socialiste.

Ne në Gjirokastër funksionojmë si skuadër, nuk do na shohësh duke u zënë apo duke u sharë me njëri-tjetrin”, tha Çuçi.

I pyetur nëse ndihej i sfiduar nga Vangjel Tavo e Tritan Shehu, Çuçi ka dhënë këtë përgjigje.

“Unë prandaj shkova i treti që të ndihesha i sfiduar, i dyti nuk ndihesha i sfiduar.

U vendosa i treti për të kontribuar me pozicionin që kam, me besimin që më ka dhënë Partia Socialiste duke më bërë tre herë Ministër”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re