Skip to content

Çudi në Vlorë/ Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë bëjnë mësimin bar në kafe, mësuesit e pranojnë, drejtoresha e ZAV e mohon (VIDEO)

Shkolla “Selam Musai” në Babicë prej disa muajsh gjendet në rikonstruksion. Fëmijët në mungesë të shkollës janë ndarë, fëmijët e 9-vjecares shkojnë në shkollat e qytetit ndërsa fëmijët e klasës së parë dhe të dytë mësimin e zhvillojnë në një bar kafe.

Këtë gjë e kanë pranua edhe mësuesit, të cilët u shprehën se kjo ishte e vetmja zgjidhje që mundën të gjenin në bashkëpunim me prindërit e nxënësve

“Duke u ndihmuar edhe nga prindërit gjetëm këtë zgjidhje. Unë kam klasë të parë, mësuesja ka klasën e dytë. Tani cfarë të bëjmë nuk gjetëm zgjidhje tjetër. U ndanë në dy shkolla, fëmijët nuk mund t’i conim t’i transportonim. Kështu që ky ështëshqetësimi, edhe i joni pra i mësuesve edhe i prindërve. Klasat e tjera janë mbasdite tek shkolla. Këtë zgjidhje na mundësoi drejtoresha”- shprehën mësuesit.

Ndërsa në një komunikim me drejtoren e zyrës arsimore Vlorë, Alma Bakiu, kjo e fundit e mohon që fëmijët bëjnë mësim në bar kafe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb