Nje zyrtar i larte, i cili, fal nje lidhjeje te shkurter, arriti te merrte postin me te larte ne province, javen e kaĺuar u lumturua, sepse arriti te zgjidhte nje enigme, qe e kishte munduar prej kohesh…

Sa here i kerkohej te drekonte nga shefi i tij parlamentar, ky i fundit zgjidhte nje restorant tejet te zakonshem, pa luks, por me nje kuzhine te mire… I qe lutur shefit te dikurshem te uleshin ne restorante luksoze te bllokut apo te periferise, por, per çudi, shefi gjate kater viteve zgjodhi te njejtin restorant medioker, poshte nje pallati diku ne “Tiranen e Re”.

Ndonese gjithmone paguante ai, shefi i druhej restoranteve luksoze.

Kohet e fundit, ish-zyrtari yne, per shkak te nostalgjise, u ndal perpara restorantit, ku kaloi per nje kohe te gjate drekat me ish-shefin parlamentar te dikurshem.

Befas ngriti syte dhe ne katin e trete dalloi ne ballkon ish-shefin bashke me familjen e tij te madhe.

Atehere e kuptoi, me ne fund, enigmen pse shefi i dikurshem zgjidhte kete restorant te thjeshte, ku hanin dreke dy veta, ndersa fatura vinte per pese./ N. Lapardhaja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re