Nga Lavdosh Ferruni

Nëse kërkon nëpër botë një rast, ku dhe kur një Gjykatë anullon një vendim Qeverie për shpalljen Park Kombëtar sipas kërkesës së biznesmenëve që kishin kryer më parë në këtë territor industri ndotëse, madje shkatërruese për mjedisin, si në rastin e malit të Tomorrit, është e pamundur të gjëndet.

Është e pamundur pasi hapsira e perceptimt të thjeshtë nga lloji i industrisë nxjerrëse të gurit, me shkallë të lartë ndotje në Park Kombëtar është shumë e madhe. Nëse do ishte një konflikt tjetër, psh industria e mbledhjeve të bimëve medicinale dhe Parkut Kombëtar mund të vihej në diskutim vetëm shkalla e mbrojtjes së Parkut, por midis gurroreve dhe Parkut Kombëtar nuk ka asnjë pikë takimi. A mundet gjykata të rrëzoj një vendim qeverie për shpalljen e një Parku Kombëtar, që është drejtpërdrejt interes kombëtar për llogari të interesave të një grushti biznesesh private që fitojnë duke marrë nga kjo pasuri kombëtare nëpërmjet shkatërrimit të saj, edhe pse me leje të përkohshme? Natyrisht nëse lejet kanë respektuar standartet mjedisore, e shumta që mund të kërkojnë këto biznese është kompesimi i dëmit të tyre, por kursesi rrëzimi i vendimit të qeverisë, për një interese të madh publik, dhe më tej me interes global, në aspektin e ligjeve dhe detyrave ndërkombtare.

Ky vendim i Gjykatës adminstrative, është një precedent Shqiptar, që do përmëndet gjatë në jurispudence , jo vetëm në Shqipëri, si shembull i perversitetit juridik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re