Lagjia më e madhe periferike e qytetit te Beratit, lagjia “Uznovë” mbeti per disa ore pa energji elektrike mbremjen e te enjtes. Shkak për ndërprejen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje. Kanë qënë disa fole dallandyshesh që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë. Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës, që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë. Pas njoftimit të banorëve, në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrëfikës, që kanë lokalizuar tymin e flakët, duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre. Pas lokalizimit të flakëve, elektriçistët punuan për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re