Çudira shqiptare në Kategorinë e Dytë. Pak minuta më parë është mbyllur pjesa e parë mes Memaliajt dhe Këlcyrës me rezultatin e bardhë 0-0.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por klubi në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar rezultatin dhe një foto nga mbyllja e fraksionit të parë. Ajo që bie në sy është që prej lojtarëve të Këlcyrës mban në dorë një kanaçe birre.

E habitshme, por edhe çudtishme sesi një futbollist mund të pijë birrë në pushimin e pjesës së parë. Nga foto nuk dallohet se cili është lojtari, por duket qartë se personi në foto është futbollist pasi mban beshur fanelën e ekipit të Këlcyrës. /Marrë nga Newsport.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re