Mbrëmjen e djeshme Prishtina dhe disa qytete pranë kryeqytetit u përfshinë nga resje të dendura të breshërit, ndërsa media e Kosovës përcolli një sërë pamjesh.

Për shkak të erës së fortë e ndryshimit drastik të motit, një sërë pemësh u rrëzuan. Në parkun e Gërmisë, disa pemë janë shkulur prej stuhisë së erës.

Ndërkohë, meteorologu Mendim Rugova ka publikuar disa pamje të rrufeve nga stuhia që kaloi mbi kryeqytet, pamje të shpërndara nga “Prishtina Weather”.

Autoritetet meteorologjike të Kosovës paralajmëruan se edhe këtë të mërkurë do të ketë reshje shiu në disa zona jugore të vendit.

Krejtësisht  ndryshe paraqitet situata në Shqipëri, ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga i nxehti dhe temperatura që shkojnë deri në 35 gradë celcius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re