Gjate kësaj të mërkurë KPK ka zhvilluar një seancë dëgjimore lidhur me vlerësimin e figurës së gjyqtarit të Korçës Sotiraq Lubonja.
Në fund rezultoi që ai kishte probleme me pasurinë. Sipas raportit të ILDKPI-së  Sotiraq Lubonja ka fshehur pasurine dhe ka bërë deklarim të rremë.
Ai ka pohuar se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.
Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.
KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.
Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.
Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do ta jape vendimin me 8 tetor per Sotiraq Lubonjen i cili eshte anetar edhe i “KED”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re