Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka folur edhe për zgjedhjet e 13 tetorit.

Sipas Bashës, institucionet përkatëse duhet të zbatojnë dekretin e Presidentit pasi në të kundërt do të përballen me ligjin.

Lidhur me pyetjen se përse nuk u regjistrua në zgjedhjet e 13 tetorit, Basha u përgjigj se partitë politike nuk shkelin kushtetutën nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje,  prandaj është në dorën e tyre të regjistrohen ose jo.

“Ne duhet të kthejmë stabilitetin me anë të një qeverie që lufton krimin dhe oligarkinë. Që të realizohet kjo duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk ka asnjë përçarje mes opozitës. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese, dhe të gjithë institucionet përgjegjëse duhet të respektojnë dekretin e Presidentit.

Kush do të veprojë kundër do të dalë para pëgjejgësisë. Detyrimet kushtetuese të KQZ janë të përgatiten për zgjedhje.

Nëse partitë nuk hyjnë në zgjedhje nuk kanë shkelur kushtetutën, por kur institucionet shkelin kushtetutën do të dalin para ligjit dhe herët ose vonë do të mbajnë përgjegjësi,”-ka thënë Basha ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re