Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se gjithçka moderne në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim i qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh.

Sipas tij Rama po shet si investime, ndryshimet nga qeveria e mëparshme.

“Nëse do të paraqisja para publikut investimet madhore të bëra gjatë atyre 8 viteve, jam i sigurtë se pyetja do të shtrohej pak më ndryshe.

Dua t’ju njoftoj se gjithçka ekziston, moderne, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim i qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh.

Me investim buxhetor prej 300 milionësh gjithçka ekziston në atë që quhet Covid-1 janë të gjitha investime të mëparshme. Gjithçka ekziston në atë që Xhahili i Surrelit e quajti investimin më të madh në 90 vitet e fundit, spitali i Urgjencës, është i tëri investim i mëparshëm, përveç dy kateve që ishin ngritur si karabina.

Ekzistonin për sterilizimin, mjetet më moderne të kohës, që I shiti Edi Rama për të vjedh bashkë me ortakun e tij, dhe që tani paguhet sa frëngu pulën.

Ishin investim I qeverisë së mëparshme dy ciklotornë. Ishin investime të qeverisë së mëparshme Spitali I Kavajës, I ri. Spitali I Durrësit, Spitali Kirurgjik në Elbasan.

Së dyti, mjekë dhe infermierë, janë ai sektor te të cilët u dyfishuan rrogat. Te infermierët rrogat u rritën me 130%. Por çfarë ndodhi Sonila? Sigurisht që shëndetësia kishte mangësitë dhe dobësitë e saj.

Por nuk ishte kurrë në këtë gjendje. Çfarë ndodhi në 8 vite? Asnjë qindarkë rroga. Mjekët shqiptarë, nga më të paguarit në vendet e rajonit, përfunduan në mjekët më të papaguar të rajonit. Me gjysmën e rrogës që marrin mjekët në Kosovë”, tha Sali Berisha në Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re