Këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi) ka hequr dorë nga ankimimi në Apel për masën e sigurisë.

 

Edhe pse kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, Stresi ka ndryshuar qëndrim dhe kërkoi këtë të hënë që të mos zhvillohet gjyqi.

 

Përmes avokatit të tij mbrojtës, Stresi është shprehur se do të rri në burg pasi nuk ka besim tek drejtësia.

 

“Tërheq kërkesën për apel. Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”

 

Këngëtari i njohur, Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Stresi u arrestua në një hotel në Linzë, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

 

Stresi sipas policisë dyshohet se ka lidhje me bandën e Bajrave dhe se është drejtuesi i një grupi kriminal në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re