Kryeministri Edi Rama në fund të takimit të tij me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, është rikthyer te tema më e preferuar e tij në këto ditët e fundit, ajo e satelitëve që do të lëshohen në orbitë.

Rama tha se satelitët që do të lëshohen nga Shqipëria në njëfarë mënyre do të zëvendësojnë punën e inspektorëve të terrenit, dhe do të evidentojnë ndërtime pa leje, apo vendgrumbullime mbetjesh të paligjshme.

“Sateliti do të na japë të dhëna reale për mbetjet, çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar. Nuk kemi më nevojë për inspektor, as nga ata që bëjnë si inspektor dhe shkojnë e bëjnë deal aty.

Do të keni në tavolinë të gjtha ndërtimet, që çuditërisht nuk i shikoni ju, dhe kur arrihet te identifikimi i tyre ose kanë mbaruar ose kur janë në katin e tretë”, u shpreh Rama gjatë takimit, ndërkohë që më herët ka njoftuar se sateliti i parë do të lëshohet në hapësirë në muajin Mars dhe i dyti në muajin Qershor.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re