Ky problem në fakt njihet si intoleranca ushqimore. Alergjitë ushqimore janë gjëndje shumë specifike. Ato janë një lloj përgjigjeje të sistemit tonë imunitar zakonisht shumë të shpejta dhe shumë intensive.

Intoleranca ushqimore është zakonisht më e ngadaltë dhe më delikate, bëhet fjalë për një term që përfshin shumë mënyra të ndryshme që trupi juaj mund të ketë probleme për të tretur ushqimin. Intoleranca ushqimore është një gjëndje para ekzistuese.

Dikush mund të lindë intolerant ndaj ushqimeve të caktuara, siç janë produktet e bulmetit ose gluteni – një proteinë që gjëndet në shumë drithëra, bukë, makarona dhe gjëra të pjekura dhe në shumë ushqime të përpunuara dhe të përgatitura. Ose mund ta keni zhvilluar intolerancën ushqimore më vonë gjatë jetës tuaj.

Shpeshherë kjo intolerance ushqimore mund të zhvillohet si rezultat i stresit, e cila ndërpret funksionimin e trupit tuaj në shumë mënyra të ndryshme. Ju mund ta keni zhvilluar intolerancën ushqimore duke ngrënë po të njëjtin ushqim disa herë në ditë. Nëse ky është një ushqim ndaj të cilit trupi juaj është duke reaguar, ajo mund të avancojë për të ndërtuar një kompleks imun që krijon një sërë simptomash.

Intoleranca ushqimore mund të rezultojë edhe nga shumë shkaqe të tjera, duke përfshirë edhe një gjëndje të njohur si rrjedhja e zorrëve, e cila në vetvete mund të vendoset nga infeksionet, antibiotikët, rrezet, metalet e rënda dhe një sërë shkaqesh të tjera, duke përfshirë përsëri stresin.

Në disa raste, intoleranca ushqimore është e përhershme. Mund të ekzistojnë disa ushqime që do të jenë prezente tek ju me problem afat-gjatë. Fatmirësisht, në shumë raste, intoleranca ushqimore mund të tejkalohet. Nëse qëndron mjaftueshëm gjatë larg ushqimit dhe rregullon sistemin tënd me ushqime shëruese dhe suplemente, ju keni mundësi që të toleroni këtë ushqim më vonë.

Nëse intoleranca ushqimore është problematika ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë. Gjithçka çfarë duhet të bësh është të heqësh dorë nga 7 ushqimet kryesore me intolerancë ushqimore (IU) të lartë , 7 ushqimet që kanë më shumë mundësi që të shkaktojnë intolerancën ushqimore.

INTOLERANCA USHQIMORE. SHKAKU I FSHEHUR I FITIMIT TË PESHËS

Nëse do të donit të ishit në elegancën tuaj maksimale dhe të hanit ushqimet më të shëndetshme në botë, çfarë do të konsumonit? Vezë, omletë vegjetariane? Kos natyral pa yndyrë? Proteina me kalori të ulëta?
Ky është regjimi që ndjekin pjesa më e madhe e trajnerëve personal.

Por sikur unë të ju tregoj që kam më shumë se 16 vite që punoj me shumë klientë mbipeshë, duke përfshirë disa nga personazhet më të njohur të show biz-it shqipëtar? Dhe po sikur t’ju them juve atë që i kam thënë atyre, e cila është që shumë prej këtyre ushqimeve të shëndetshme mund të ju shëndoshin?

– Nuk ka të bëjë me kaloritë
– Nuk ka të bëjë me yndyrnat
– Nuk ka të bëjë me proteinat
– Nuk ka të bëjë as edhe me karbohidratet

Sigurisht, që këto përbërës janë shumë të rëndësishëm. Por ju mund t’i numëroni kaloritë, t’i reduktoni ato në maksimum, dhe ju nuk do të humbisni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime që trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

 

Çelësi ndaj humbjes në peshë është shmangia dhe kapërcimi i intolerancës ushqimore.
Nuk do të humbni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

 

Intoleranca ushqimore është një sërë përgjigjesh psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve. Nuk janë të njëjta me ato që japin alergjitë. Pjesa më e madhe e njerëzve rezultojnë negativë ndaj alergjive ushqimore, por pjesa më e madhe ka të paktën një lloj ushqimi intolerancë ushqimore dhe shumë prej tyre kanë disa.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re