Ilir Meta ka shpërndarë një lajm ku thuhet se ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është dënuar me 80 orë pune punë në interes të publikut pasi mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.

Meta në këtë postim shkruan me ironi se ky është një nga sukseset e Reformës së shumëpritur që është bërë i prekshëm për qytetarët.

Ai u bën apel autoriteteve që në këto 80 orë Balliu të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqenëse po afron edhe 2 Marsi.

Po ndaj një lajm të mrekullueshëm me ju miq! Më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët! Z. Klevis Fahri Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.

Një lutje kam për autoritetet nëse mund të urdhërojnë, që në këto 80 orë të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqenëse po afron edhe 2 Marsi. Mirëkuptohemi gjithmonë nëse nuk ka ndonjë plan për komplekse kullash lirie edhe atje pas 24 Korrikut”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re