Çuni i Fahri Balliut, që në zgjedhjet e kaluara ishte deputet, është revoltuar me Lulzim Bashën, për emrat që ka zgjedhur në Kryesi.

Ai thotë se ata u emëruan nga Basha, nuk u votuan nga Kryesia.

Sipas çunit të Fahriut, jashtë Kryesisë kanë mbetur njerëzit më të shquar dhe pozitivë të PD-së, ndërkohë që që janë emëruar njerëz anonimë.

“Shpresat ishin për një ekip që do të pasqyronte filozofonin e meritokracisë në PD, kjo gjë nuk ndodhi.

Është shumë larg meritokracisë. Nuk ishin të nevojshme emërimet kë Kryesi.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në PD, ne jemi parti e dalë nga zgjedhjet e para pluraliste.

Nuk mund të marrim vendime, nuk mund të funksionojmë me emërime.

Por, gjithsesi po pranojmë edhe mënyrën se si u emëruan.

Po sa i përket lidershipit të ri nuk e reflekton aspak çështjen e meritokracisë. Shumë pak nga ata individë që janë aty, janë njerëz të shquar dhe tejet positive.

Çdo parti kur anëtarët sakrifikojnë, duhet ti çosh atje ku duhet. Për arsyen e thjeshtë sepse janë bërë mbi 3 mijë arrestime gjatë protestave të opozitës, dhe nuk ia kanë idenë se kush janë ata që janë në sekretariatet e PD, sepse nuk i njohin.

E dyta, aksioni opozitar nuk mund të jetë më i njëjtë me dje.

Nuk jemi një shtet normal, sepse drejtohemi nga një njeri anormal.

Nuk jemi shtet normal sepse këtu nuk funksionon ligji. Gjykatat drejtohen me telefon nga politika,” u shpreh Balliu junior për ABC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re