Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 deklaroi se protesta e nesërme e 8 korrikut pritet të jetë masive, pasi shqiptarët do vijnë aty për të gjitha aferat ku është përfshirë qeveria Rama.

“Ne nuk do bëjmë asnjë hap pas, kemi më shumë mbështetje që na jep forcë dhe energji të përballemi me strukturën kriminale të qeverisë”,- tha Balliu.

Ai mohoi të ketë ndonjë mundësi që PD-ja e Lulzim Bashës të ulet në bisedime me Edi Ramën, e aq më keq të arrijë ndonjë marrëveshje.

Balliu tha se i vetmi njeri që në këto momente kërkon marrëveshje, është Edi Rama, dhe këtë sipas ish-deputetit e bën për të shpëtuar kokën e tij.

“Ai do marrëveshje për të shpëtuar kokën e tij. Por, nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje me të sa kohë që ai do të jetë kryeministër”,- u shpreh Balliu.

Sa për procedurat e nisura për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, Balliu tha se: “Është një lojë e shëmtuar për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale që ka Shqipëria”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re