Vizita e ish presidentit amerikan, Bill Clinton në Shqipëri ishte një mesazh i fortë nga fuqitë e mëdha për Kosovën ka thënë për “Tirana Live”, analisti Frrok Çupi.

Analisti ka deklaruar se me vizitën e Clinton në vendin tonë dhe jo në Kosovë u vertetua fakti se fuqitë e mëdha zgjodhën shtetin e dytë shqiptar që ka një politikë të konsoliduar për të dhënë mesazhet e duhura për Ksoovën dhe konflikin e lindur së fundmi në veri.

Sipas tij, mesazhet e ish presidentit amerikan janë shumë të rëndësishme, pasi ishte ndërhyrja e tij që bëri të mundur edhe ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Clinton në Shqipëri erdhi si një fuqi shumë e madhe sidomos për Kosovën, erdhi si personi që e ka fituar dhe e ka humbur luftën në Kosovë. Ai mund të harrohet në botë, por nuk harrohet lufta e tij në shekullin XXI kundër ish Jugosllavisë dhe një miku të madh të Rusisë, siç ishte Serbia.

LEXO EDHE: “Refuzimi i Kurtit tregon se shqiptarët nuk merren vesh”, Çupi: Rama po shkon për të dhënë mesazhe të rëndësishme

Ishte një masë e dukshme pse Clinton nuk shkoi në Kosovë por mesazhi I tij do të dërgohet nesër nga Rama në Prishtinë. Siç e tha dhe vetë në Tiranë se një njeri nuk mund të ketë gjithmonë të drejtë, një shtet nuk mund të ketë gjithmonë të drejtë, ky mesazh shëron kosovarët nacionalist që ndodhen në qeveri.

Misionarët e tjerë të BE në formate të tjera nuk mund ta sjellin një mesazh kaq konfidencial, por është zgjedhur një shtet që është dy kombe në Evropë por është më i konsoliduar nga politika dhe është zgjedhur për të dërguar një mesazh se jo gjithmonë ke të drejtë”, është shprehur Çupi.

Ndër të tjera nga studio e “Tirana Live”,  me gazetaren Elisa Gjerani, Çupi ka theksuar se Kurti duket se ka për qëllim që të dalë si hero, ndaj po kërkon një konflikt të armatosur në veri dhe një konflikt të ngrirë me Shqipërinë.

Kam dëgjuar shumë analistë se Kurti papritur është rebeluar, por ai ka një histori të tërë me vetëvendosjen, me mosnjohjen e Shqipërisë, të Kosovës, ai luftën e ka nisur nga Tirana, që u bashkua për të rrëzuar qeverinë e Tiranës, që unë mendoj se ka qenë në emër të një anti amerikanizmi. Kurti do një konflikt të armatosur në Veri dhe një konflikt të ngrirë me Shqipërinë, pasi do i rrisë më shumë populizmin dhe pas thirrjes së NATO-s të SHBA dhe dalja e tij si hero është ajo që po kërkon”, është shprehur ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re