Në emisionin “Zonë e Lirë”, ka patur një debat mes Arian Currit dhe ish deputetit të PD-së, Agron Shehaj.

Curri tha se Shehaj u vendos në listën e Vlorës si kandidat për deputet, pa ndonjë meritë të veçantë dhe se Lulzim Basha e vendosi në listë pa e njohur fare, madje i ngatërroi edhe gjyshin, duke e prezantuar si nipin e Sulo Shehut.

Debati i shkaktuar në studio nga Curri bëri që ish deputeti të largohet i acaruar nga studio, në përfundim të bisedës.

Debati:

Curri: Ne 2017-tën Basha ka prezantuar zotin Shehaj si të parin e Vlorës, por bëri edhe gafë sepse e quajti nipin e Sulo Shehut, biznesmenit çam. Basha nuk e njihte fare, apo e njihte fare pak Agronin. Kjo tregon që simpatia e tij për ju vinte nuk e di nga se, por ju njihte fare pak. Si mund ta vësh të parin e Vlorës, një njeri që nuk e njeh aspak dhe me begraund inekzistent?
Të parët e listave ose bëhen për kontribute të mëdha, ose si pinjollë të familjeve të mëdha.

Shehaj: Cfarë dometheënë, s’mund të afrohet një njeri që nuk njeh? Mund të akuzojmë Bashën për shumë gjëra, por që ka futur  një njeri që nuk më njihte dhe nuk kishim miqësi, s’ka kuptim.

Curri: Kjo nuk është hapje. Basha nuk ju njihte, as ju dhe as të parin, as të dytin, as të tretin. Nëse do ishit pinjoll i familjeve të mëdha, se e djathta e bën këtë…

Shehaj: Po thoni që familja ime nuk është e madhe?

Curri: Them për familjet e pasura dhe aristokratisht të pasura. Ju jeni i pasur, por jo tek këto familje. Nuk hyn tek ajo që ju prezantoi Basha, si nipi i Sulo Shehut.

Shehaj: Familja ime ka qenë e pasur dhe ka qenë nga një familje e nderuar.

Curri: Basha nuk e dinte. E thatë vetë që ju njihte fare pak.

Shehaj: Nuk do të thotë që nuk njihte familjen time.

Curri: Sigurisht që ka pyetur dhe prandaj nuk e prezantoi si duhet pra.

Shehaj: Ti ke staf, ke menaxhuar ndonjëherë një skuadër? Nga lind ideja, që duhet afruar vetëm atë që njeh? Njerëzit e mëdhenj afrojnë njerëz edhe pa i njohur, sepse pyesin. Njerëzit e vegjël, thonë nëse nuk e njoh, është familje që nuk bën.

Curri: Nuk do e vija të parin në Vlorë. Fola për njerëz të djathtë aristokratë, historikisht të pasur të cilët në mënyrë publike dhe politike ishin të tilla. Familja juaj, nuk është politike.

Shehaj: Nuk ka qenë themeltar i kombit, por është marrë me politikë. Kanë qenë në burgjet e Enver Hoxhës. Duhet të jesh themeltar i kombit, për të bërë aktivitet politik?

Curri: E kisha me Bashën, që nuk njeh ata që kandidon. Vetë e thatë që ju njihte pak.

Shehaj: Të thashë nuk ishim miq bashkë.

Curri: Nuk të sulmova familjen, por cfarë përfaqëson? Basha tha është nipi i filanit…

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re