“D-dimer” nuk duhet për vaksinë/ Mjekët: Është analizë që bëhet për covid, jo para vaksinimit

Screenshot_11-2.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

D-Dimeri është një analizë që kryhet për trashjen e gjakut. Përditë e më shumë dëgjojmë njerëz që thonë se pata se të bëhet vaksina kundër Covidit të bëhet analiza e D-Dimerit.

A kanë lidhje këto zë dyja dhe a e kushtëzojnë njëra tjetrën?

Sonila Brati, Mjeke,Qendra Shëndetësore 2: E kemi dëgjuar edhe ne nga njerëz që marrin shërbime shëndetësore këtë gjë. Por unë them se mes vaksinimit dhe D-Dimerit nuk ka lidhje. DDimeri është një analizë që bëhet për të parë nëse mund të ketë problem përsa u përket trombozave, pra nëse pacienti mund të ketë trashje gjaku dhe sa më i lartë D-Dimeri e vetmja gjë që duhet është ndërhyrja me medikamente, me hollues gjaku, në varësi të nivelit të saj, pra nëse nevojitet të ndërhyhet me injeksione ose me tableta.

Nëse D-Dimer është lehtësisht i rritur e vetmja gjë që përdoret është një Aspirinë 100-she, për ta mbajtur në nivel dhe për të mos bërë një rritje.

D-Dimeri edhe sipas shpjegimit të ekspertëve nuk është e thënë të rritet për shkak të Covid 19, për mund të rritet edhe në një situatë të thjeshtë virale, nëse ti bën temperaturë për 2-3 ditë. Sigurisht që është e domosdoshme të bëhet nëse një pacient me Covid 19 është në gjendje të mesme dhe të rëndë të paktën çdo 5 ditë ta kontrollojë, në mënyrë që të mos ketë rritje ekstreme që mund të çojë në fatalitet.

D-Dimeri ka qenë një analizë që bëhej si protokoll gjatë Covid 19, së bashku me një grup analizash në momentin që një person diagnostikohej me Covid 19. Ekziston në fakt dhe është e dëgjuar nga pacientët që para se të bëjnë dozën e dytë apo të tretë të vaksinës duan të bëjnë analizën e D-Dimerit. Nuk ka lidhje, në fakt nuk influencon fare.

Ne D-Dimerin e kërkonim nëse bëhej doza e parë e AstraZenecës dhe pastaj kërkohej të bëhej pas 7 apo 10 ditësh të bëhej nje D-Dimer për të parë nëse kishte rritje të ndonjë shifre, ndërsa për këtë gjë nuk ka lidhje. E vetmja gjë që mund të kërkohet është një analizë serologjike, për të parë nëse pacienti që ka bërë dozën e parë apo të dytë, nëse ka antitrupa mjaftueshëm dhe nëse ka nivel antitrupash për të aplikuar dozën e tretë, por me DDimerin nuk ka fare lidhje kjo gjë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë