Skip to content

Daçiç akuzon Kosovën për mos zbatim të marrëveshjes së Brukselit

Dacic

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se Evropa duket se nuk ka arritur që të zbatojë marrëveshjen e Brukselit.

 

Gjatë një prononcimi për mediat serbe, Daçiç ka theksuar se e  nënshkroi këtë marrëveshje dhe se Beogradi qëndron pranë kësaj marrëveshjeje të Brukselit, teksa akuzoi  Prishtinën zyrtare se ‘nuk po mendon për zbatimin e saj’.

 

“Ne do të shohim se si do të vazhdojë situata. Prishtina nuk mendon në përgjithësi për ta zbatuar atë. Se ku çon kjo dhe se si do të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të dialogut, mbetet të shihet, pasi në këtë moment dialogu është në koma dhe nëse do të ringjallet, kjo ende nuk dihet.”