Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se deklarata e  Federica Mogherinit se Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të verifikojë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e negociatave.

 

Në reagimin  e tij ai ka thënë se nuk ka negocime dhe se Prishtina “platformën e saj mund ta varë në korridorin e parlamentit si gazetë e murit ose një njoftim të brendshëm”.

 

Ndërkohë të martën nga Nju Yorku shefja e  diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini është shprehur se është e nevojshme që Kosova të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por të mbështetet gjithashtu nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re