Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u ka bërë thirrje zyrtare qytetarëve të vendit të tij që të mos bëjnë pushimet e tyre verore në Republikën e Qipros së Veriut apo siç quhet ndryshe Qiproja turke.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd me homologun qipriot Nikos Kristodulides, Daçiç ka deklaruar se serbët duhet të “të respektojnë dinjitetin dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e atij shteti”.

Daçiç shkoi më tej ku deklaroi se ato  agjensi udhëtimi serbe që do të lidhin kontrata me hotelet e Qipros turke, do të gjobiten nga Beogradi.

Nikos Christodoulides, ministri i Jashtëm i Qipros greke ishte anëtar i delegacionit të presidentit qipriot Nikos Anastasiades, i cili zhvilloi një vizitë në Serbi.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët me Daçiç, Christodoulides tha se vendi i tij do ta konsideronte shpalljen e pavarësisë së Kosovës si të paligjshme për sa kohë që nuk u gjet asnjë zgjidhje kompromisi.

Daçiç tha se qëndrimi i Qipros në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ishte shumë i vendosur dhe se Serbia ishte mirënjohëse ndaj “vëllezërve” nga Qipro greke për votimin e vazhdueshëm kundër anëtarësimit në Kosovë në organizatat ndërkombëtare.

“Çështja këtu është parimi që askush nuk duhet të lejohet të rrezikojë integritetin territorial të anëtarëve të OKB-së me akte të njëanshme”, tha ai. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re