Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçicc, ka deklaruar se dy prioritetet më të rëndësishme të Serbisë për vitin 2019, janë ruajtja e interesave në Kosovë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

 

 

“Nuk do të heqim dorë nga angazhimi ynë për dialog dhe për kompromis në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

 

Gjithashtu në deklaratën e tij për mediat shefi I diplomacisë serbe është shprehur se janë në marrëveshje me Prishtinën, dhe për ccdo veprim të njëanshëm nga pala kosovare, ato do të reagojmë me forcë për të mbrojtur interesat e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re