“Shqiptarët nuk duan marrëveshje me Serbinë!” Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç gjatë një interviste për mediat serbe.

 

Duke folur për dialogun me Prishtinën, ai tha se ideja për shkëmbimin e territorit nuk është e re dhe se një marrëveshje e tillë është propozuar nga bashkësia ndërkombëtare që në vitin 2005.

 

Ivica Daçiç: “Duket se nuk do të ketë një marrëveshje me Prishtinën sepse shqiptarët nuk e duan atë. Ideja për shkëmbimin e territorit nuk ka lindur dje. Për vite me radhë, madje që në vitin 2005, Serbia ka pasur një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për çështjen e shkëmbimit të territorit me Kosovën. Ajo që duhet tashmë është një politike e mençur dhe ne jemi pro arritjes së një marrëveshjeje. Por jam i sigurt se Prishtina nuk do të pranoje dhe për këtë ata mbajnë përgjegjësi.”

 

Për taksën ndaj mallrave serbe ministri I jashtëm sqaroi se Gjermania dhe Britania e Madhe po mbështesin kryeministrin Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën.

 

“Gjermania dhe Britania e Madhe janë duke biseduar me Kryeministrin Haradinaj për të mos hequr taksën ndaj mallrave serbe. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm, por shqiptarët nuk bëjnë dot asgjë pa mbështetjen e jashtme. Edhe Amerika nuk do ta lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, sepse kjo minon konceptin e tyre”

 

Sipas Daçiç, Ballkani ka qenë gjithmonë një “fuçi baruti” që ndizet nga ndërhyrjet e jashtme. Ndaj ai sugjeron se vendet në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesat e përbashkëta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re