Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se ideja e shumëpërfolur për sovranitet të dyfishtë të veriut të Kosovës, është një gjë e papranueshme për Serbinë.

 

Sipas tij për një gjë të tillë mund të mbahet një referendum pas një periudhe 10 vjeçare, dhe Serbisë do t’i duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe se deri më tani nuk është bërë asnjë propozim zyrtar lidhur me një ide të tillë.

 

Shefi i diplomacisë serbe këto deklarata i ka bërë në një intervistë për RTS, ku ndër të tjera ka komentuar edhe takimin e 29 prillit në kryeqytetin gjerman, e ku do të diskutohet në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

 

“Ky takim është thirrur dhe ka habitur edhe Brukselit pasi që nuk është pjesë e aktiviteteve, por ka edhe shtete të cilat janë të pakënaqura që nuk janë ftuar edhe pse janë pjesë e procesit të Berlinit, si p.sh Austria dhe Italia.”

 

Ai thotë se në Berlin nuk pritet të ketë ndonjë propozim për zgjidhje, por vetëm do të jetë një presion i mëtejshëm mbi Beogradin dhe Prishtinën për të vazhduar bisedimet në Bruksel.

 

“Për të vazhduar dialogun është e nevojshme të hiqet taksa. Kjo është kërkesa jonë. Ndoshta do të ketë presion për të vazhduar, që të kthehemi në dialog”.

 

Sa i përket presionit ndaj Serbisë për të ndalë lobimin kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës, Daçiç ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re