Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç u shfaq dhe njëherë, si gjithë skota politike e Beogradit, si viktimë e jo agresor, siç dhe janë provuar, madje me krime lufte, deri duke pretenduar se nuk kanë qenë madje në luftë.

“Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë luftë me askënd dhe nuk kemi pasur kurrë. Por kjo nuk do të thotë se do të fshihemi në një cep dhe do të lejojmë këdo që i vjen ndërmend të rrezikojë vendin dhe popullin tonë”, tha Daçiç, një qasje tipike serbe, siç e kaq dhe Rusia në narrativën e saj politike, që është vetëktimizimi, pra të vetëndjerit të persekutuar.

Këtë e shprehur dhe duke përmendur serbët e Kosovës, që sipas tij, iu është kërcënuar jeta.

Daçiç foli kështu në një event të organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Njësive Speciale të Policisë së këtij vendi, duke thënë ato njësi luajtën “një rol të madh në vitet më të vështira për popullin tonë që kujton ky brez”.

Ai shtoi se ata ishin “në ballë kur mbronin sovranitetin e Serbisë dhe mbronin jetën e serbëve në Kosovë”.

Ai ka thënë se Serbia është një vend paqësor, nga i cili “askush nuk është në rrezik”, por “të mos e kuptojnë këtë si dobësinë tonë, përkundrazi”.

“Kjo është mënyra jonë për t’u thënë të gjithëve se ne jemi mjaft të fortë dhe besnikë ndaj Serbisë sonë se do ta mbrojmë atë gjithmonë dhe në çdo kohë nëse është e nevojshme”, tha Daçiç, me djallëzinë tipike, si dhe trashësinë gjithashtu, për të ndryshuar historinë e kthyer realitetet me kokëposhtë.

E vërteta është se Serbia e tij është një vend genocidal i provuar, siç Rusia, duke e patur tipar nacional krimin ndaj popujve të tjerë, e se këto popuj, fqinjë të saj në rajon, jetojnë ende nën ankthin serb. Të gënjyerit kaq kriminalisht buron nga tipare kriminale!     

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re