Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, nga Brukseli ka thënë se pala kosovare duhet ta ketë të qartë se “çështja e Kosovës nuk ka përfunduar”.
Ndër të tjera ai ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis dhe pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.
“Qëndrimet janë të kundërta, palët e kuptojnë rëndësinë e vazhdimit të negociatave dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate. Ne jemi për kompromis, por kompromisi është i vështirë”.
Ndërkaq vijojnë takimet mes delegacioneve të Kosovë dhe Serbisë në Bruksel me prezencën e dy presidentëve Vuçiç dhe Thaçi si dhe përfaqësisë ndërkombëtare.
