Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një tubim të partisë që ai drejton SPS, ka deklaruar se Beogradi do të përbuzë secilin qe perbuz popullin serb dhe thote se Kosova është e pavarur.

 

 “Serbia mund të jetë një vend mik dhe vëlla për të gjithë në botë, por Serbia do të sillet ndaj të tjerëve ashtu si ata sillen ndaj Serbisë dhe pikë!Nganjëherë duket se vepron ashpër dhe në mënyrë të pazakontë për një diplomat, por përbuz secilin që ka çfarëdo titulli dhe funksioni në botë dhe që njollos popullin serb, që pështyn mbi viktimat serbe, dhe që aktron se nuk e di se çfarë bëhet fjalë  dhe vjen në Beograd për të thënë se Kosova është shtet i pavarur”.

 

Përmes një interviste të dhënë për agjensinë Beta, Daçiç ka theksuar se kush do që të bashkëpunojmë nuk do të thotë se ne të gjithëve duhet t’u themi se kanë të drejtë.

 

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se në javët e ardhshme, numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100, dhe nuk do të jenë më pak se gjysma e numrit të shteteve anëtare të OKB-së.

 

“Ne do të luftojmë për Serbinë në BE, por jo me çdo çmim. Nëse dikush përcakton kushtet që ne duhet të pranojmë Kosovën e pavarur apo gjenocidni në Srebrenicë, apo çkado tjetër, por në të njëjtën kohë këto kushte i parashtrojnë ata që ishin vrarë Serbinë në luftën e parë botërore dhe ata që kanë formuar ‘NDH’ dhe krijuan kampet e përqendrimit për serbët, hebrenjtë dhe romët … Dhe tani ne duhet të themi se ne jemi një popull gjenocidial. Së pari, le t’i pranojnë krimet që kanë kryer ndaj popullit serb, pastaj lehtë mund të dakordohemi për gjithçka tjetër”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re