Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratave të fuqishme nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Daçiç në fjalën e tij ka thënë se Shqipëria mbështet sipas tij bllokadën e mallrarve serbe dhe me këtë rast Rama ka shkelur marrëveshjet e bashkëpunimit regjional.

 

“Rama ka shkelur marrëveshjen regjionale të bashkëpunimit, hapësirën e bashkëpunimit ekonomik, të gjitha ato për çfarë kemi biseduar. E pakuptimtë është të mbajmë takime të tilla për bashkëpunim rajonal, pas asaj që ka thënë sot Rama së bashku me Haradinajn”.

 

Reagimi erdhi pas mbështetjes që Rama dha për vendimin e Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re