Kryediplomati serb Ivica Daçiç, tha se Bosnja duhet të deklarojë nëse e njeh apo jo Kosovën dhe pyeti pse Republika Srpska nuk do të kishte të drejtë të bëhet shtet më vete, nëse Kosova, e cila është pjesë e Serbisë, e ka këtë të drejtë.

“Nëse Kosova ka të drejtë të bëhet shtet, e cila është pjesë e Serbisë, atëherë pse, për shembull, Republika Srpska nuk do të kishte të drejtë të bëhet shtet më vete. E shihni se sa janë në lojë këto standarde të dyfishta”, tha Daçiç për TV Pink, dhe deklaroi se çdo vend në botë e ka “Kosovën e vet”.

Këtë deklaratë skandaloze të Daçiç e ka komentuar deputeti boshnjak Edin Ramiç, duke thënë përpjekjet për të lidhur statusin e Kosovës me Srpska-n në Bosnje tregonë se Beogradi nuk e respektojnë integritetin territorial të Bosnjes, por edhe se nuk kanë ndonjë argument që do të u jep atyre kuptim në përfaqësimin e pikëpamjeve të tyre.

“E vetmja lidhje ndërmjet Kosovës dhe entitetit të RS-së është synimi i politikës së Serbisë së Madhe për të spastruar etnikisht të dyja zonat e popullsisë joserbe dhe se krimet e tmerrshme të luftës janë kryer në Kosovë dhe në zonën e entitetit aktual të RS-së, për të cilën ishte përgjegjëse e njëjta parti, ajo e udhëhequr nga shefi i Daçiçit në vitet ’90, Sllobodan Millosheviç”, tha ai.

Ai përkujtoi se Kosova ishte një krahinë autonome në kohën e Jugosllavisë, ndërsa RS ishte vetëm një entitet në Bosnje i krijuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Kosova funksionon në mënyrë të pavarur, pavarësisht nga mosnjohja e statusit të shtetit nga Serbia dhe Bosnja, ndërsa entiteti i RS është një hapësirë ​​e varur ekonomikisht brenda Bosnjes që po bëhet gjithnjë e më shumë demografikisht e zbrazët dhe si e tillë, me lidershipi politik që ka, po bëhet barrë edhe për Serbinë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar e përdor atë si kartë në zgjidhjen e statusit të Kosovës apo mjet për kërcënime për destabilizimin e rajonit”, tha ai.

Ramiç tha se përpjekjet për të bërë paralele të tilla jo vetëm që janë të pabaza dhe të pakuptimta, por edhe tregojnë se Daçiçi dhe bashkëmendimtarët e tij nuk po heqin dorë nga idetë që u përpoqën t’i realizojnë me armë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.

“Si do ta trajtojë Bosnja Kosovën, është ekskluzivisht çështje e institucioneve shtetërore të ngarkuara me politikën e jashtme. Në këtë, ne do të ndjekim politikën e Bashkimit Evropian, pavarësisht vullnetit të disa ‘negociatorëve të rinj’ për të marrë një qasje tjetër apo kërcënimeve boshe të politikanëve si Daçiç”, tha Ramiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re