Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shpehur  se tashmë duhet të bëjnë kujdes pas mesazhit të  Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, se shkëmbimi i territorit mund të jetë pjesë e një marrëveshje në mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

Në deklaratën e tij për medit Daciç, është shprehur se pret që Prishtina ta bëjë hapin e pare.

 

“Së pari le të zgjidhet çështja e taksës dhe pastaj mund të vazhdojmë. Le të presim se çfarë do të ndodhë në Berlin më 29 prill”.

 

Ndërkohë në një  prononcim për ‘Ëashington Post’, Hahn ku ka deklaruar se shkëmbimi i territorit mund të jetë pjesë e një marrëveshje të detyrueshme.

 

Po ashtu, ai ka shtuar se një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme në mes të dyja palëve, Kosovë-Serbi duhet t’i përfshijë edhe çështjet përtej kufijve duke i respektuar të drejtat e pakicave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re