Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç,  ka theksuar se  është e pamundur  që të gjendet një zgjidhje në lidhje me çështjet e Kosovës përveç respektit të gjendjes në terren.

 

Në një intervistë të dhënë për O2 shefi i diplomacisë serbe ka edhe tentativat e Kosovës për të marrë kontrollin mbi veriun, e sipas Daçiq kjo do të jetë e pamundur.

 

“Është e pamundur që të gjejmë një zgjidhje adekuate të çështjeve të Kosovës, përveç respektimit të gjendjes në terren. Në këtë rast, veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi”.

 

Ndër të tjera në intervistën e tij Daçiç është shprehur se për ndërprerjen e dialogur prej muajsh fajine kanë mosmarrëveshjet mes Evropës dhe Amerikës.

 

“Nëse bashkësia ndërkombëtare vendos që çështja e Kosovës duhet të mbyllet, ajo do të zgjidhet shpejt, por ka mosmarrëveshje, jo ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë dhe Kinës, por midis vendeve evropiane dhe SHBA”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re