Drita Cakoni, 15 vjeçe, nga Thumana i është bashkuar tashmë listës së gjatë të trishtë të personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të tmerrshëm që goditi këtë mëngjes Shqipërinë.

Më herët ishte daja i saj i cili nga Spitali i Traumës e kërkoi me anë të një fotoje pasaporte, duke shpresuar se mbesa e tij dhe babai i saj Kastrioti të ishin gjallë.

Për fat të keq daja ka mundur ta gjejë mbesën të pajetë në morgun e spitalit të Lezhës.

“Kanë qenë rreth tre persona që kërkonin familjarë të tyre. Nuk dihet pasi është thënë nga mjekët e Spitalit të Traumës që mund të ndodhen në spitale të tjera ose në spitale private. Rasti i fundit që ishte ai i dajës, që kërkonte mbesën e tij 15 vjeçare mori informacione që ajo ndodhen një Lezhë dhe e gjeti fatkeqësisht të pajetë, në morgun e spitalit të Lezhës.

Nuk mund të themi që nëntë personat e dërguar në spital janë jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen në kurim intensiv nga mjekët. Janë kryesisht persona që janë gjetur në rrënoja dhe kanë qëndruar më gjatë në rrënoja. Kanë dëmtime në trup, por edhe në kokë. është ende herët të themi që e kanë kaluar rrezikun për jetën”, tha gazetarja e Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re