70 drejtues mjetesh jane gjobitur diten e diele ne qarkun e Korces,pjesa me e madhe e tyre te painformuar!

E diela e ka gjetur Korcen ne “shtetrrethim”,ne bllokim total te levizjes per te gjitha mjetet duke u zbatuar masat e vendosura nga autoritetet.

Në kuadër te ketyre masave,Drejtoria Vendore e Policise Korce,ka ndaluar qarkullimin e automjeteve duke përjashtuar vetem ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture kane qene prezente prej mengjesit përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme te qytetit te Korces.

Burime te siguruara thone se deri në mbrëmjën e të dielës,ne qarkun e Korces nuk i jane bindur urdhrit 70 drejtues mjetesh te cilet jane gjobitur nga sektori i policose rrugore te ketij qarku.

Pjesa me e madhe e drejtuesve se mjeteve jane nga qyteti i Korces ndersa bëhet e ditur se pjesa me e madhe e tyre kane qene te painformuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re