“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.

 

Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin në pikën maksimale 1060 metra mbi nivelin e detit, panorama që të ofrohet është mahnitëse.

 

Isida Lila, Menaxhere Marketingu “Dajti Ekspres” tha se brenda një ore  kapaciteti është që të menaxhohen deri në 560 persona. Ajo shton se interes të shtuar kanë jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

 

“Dajti Ekspres”, tha Lila,  ofron të gjitha mundësitë, si për ata që duan të kalojnë disa orë, apo edhe ata që duan të qëndrojnë në mal për disa ditë.

 

“4350 metra i gjatë dhe 1060 metra pika maksimale, mbi nivelin e detit. Kapaciteti në një orë është 560 persona, që është e përballueshme edhe pjesa e grupeve.

 

Janë në total 31 gondola dhe një gondol makimale që mban deri në 8 persona.

 

Interesi është si nga shqiptarët si nga të huajt, por në sezonin veror më tepër të huajt. Agjencitë e ndryshme turistike sjellin turistët e huaj nga të gjitha vendet e botës. Orari nis që nga ora 9:30 deri në 17:30 në dimër dhe deri në orën 20:00 në verë. Kompleksi jonë i ofron të gjitha, qoftë ata që duan vetëm 1 ditë aktivitete, qoftë ata që duan të konsumojnë vetëm një drekë në restorantin tonëdhe ata që duan të kalojnë një fundjavë në hotelin tonë pse jo”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re