Kombëtar i Peshëngritjes për moshat U-15, një aktivitet me rëndësi të veçantë ku u përzgjodhën sportistët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në garat ndërkombëtare të vitit të ardhshëm.

Kupa e Republikës si ekipi më i mirë u fitua nga ekipi i Dajtit, nën drejtimin e trajnerit Florenc Çela. Ky ekip spikati me sportistë të talentuar që arritën rezultate të larta në disiplinat e tyre.

Në kategorinë 45 kg, Bruno Çela u shpall kampion kombëtar duke realizuar 86 kg në dygarësh, ndërsa Brando Kolaj u rendit nënkampion në kategorinë deri në 56 kg me një performancë dinjitoze prej 103 kg në dygarësh.

Rezultate të shkëlqyera dha edhe Bojken Çela, i cili realizoi pesë prova të sakta dhe një dygarësh prej 108 kg, duke u përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në aktivitetin “Open Bosnia” që do të zhvillohet në Sarajevë më 24 tetor 2025.

Peshëngritja shqiptare po tregon zhvillim të ndjeshëm, ndërsa pritet me interes pjesëmarrja ndërkombëtare e të rinjve. Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e sportistëve fitues janë djem nga Fushë-Kruja, të cilët aktualisht përfaqësojnë ekipin e Dajtit, pasi qytetit të Krujës i mungon ende një klub sportiv shumëdisiplinësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re