Juristja, Brizida Gjikondi ka qenë e ftuar në “Newsline” me Viol Xhafajn ka folur ndër të tjera edhe për arrestimin  e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ajo th se Dako rrezikon deri në 5 vite burg, por sipas saj ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk ka vetëm ato “mëkate” që janë bërë publike.

Sipas Gjikondit, Dako është një nga personat më mëkatar në politikën shqiptare, ndërs  shtoi se ka edhe të tjerë kryebashkiakë që kanë abuzuar dhe po vazhdojnë ta bëjnë, që mund të jenë subjekt të SPAK

Juristja tha se Dako është ndër të parët dhe se do të pasohet nga shumë të tjerë.

Ai është akuzuar për shpërdorim detyre dhe dënimi shkon deri në 5 vite burg. Unë nuk mendoj se Dako ka vetëm këto mëkate.

Unë mendoj që Dako më mëkatari në politikën shqiptare, në abuzimin me pushtetin. Në momentin që ka shumë kryetarë të tjerë bashkish që kanë abuzuar  dhe vazhdojnë të abuzojnë, të cilët mund të ishin subjekt i SPAK.

Më ka trishtuar linçimi në rrjetet sociale, me logjikën se si funksionojnë shqiptarë, që kur je në pushtet pavarësisht se mund t’i din gjynahet, nuk arrijnë të tregojnë, por në momentin që t’i ke marrë tatëpjetën fillon një linçim publik, çka tregon për një nivel jo të lartë demokratit të formimit të publikut shqiptar.

Unë mendoj që Dako është një ndër të parët që do të pasojë shumë tjerë. Nuk mendoj së është vetëm vullneti i SPAK dhe kreut të saj, por duke parë edhe çështjen e Mediut sot dhe duke parë prezencën e ambasadës amerikane në gjyq e duke ditur për listën e non gratave dhe më sa shikoj unë aty po vërtitet edhe procedimi nga SPAK, pavarësisht se mund të merret me një leje pallati.

Unë mendoj se kemi gërshetim të vullnetit të ndërkombëtarëve dhe të aleatit që ata kanë gjetur tek SPAK që është Dumani, për t’i dhënë zjarr ndjekjes së personazheve më të korruptuar që ka politika shqiptare.

Po të shikosh dosjet që po merren, “Partizani”, “Gërdeci” apo familjarët e “Berishës”,  unë mendoj që SPAK do nisë të marrë shumë kurajo, gjë që në kohën e Berishës nuk e kemi parë .

Tani shikojmë një drejtësi edhe pse pak e brishtë, po hedh disa hapa edhe kundër influencës dhe presionit të politikës.

Edhe pse nuk e pranojmë, SPAK do përpiqet të mbajë një ekuilibër politik, majtas dhe djathtas në arrestime” u shpreh Gjikondi.

Në lidhje me faktin se ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Fatmir Mediu i akuzuar për masakrën e “Gërdecit” vazhdon të jetë i lirë, Gjikondi tha se me atë që ndodhi sot, gjërat nuk do të jenë më kështu siç duken.

Ajo që ka ndodhur sot, përfshirja e familjarëve, paralajmëron se gjërat nuk do të jenë më siç duken. Prezenca e Ambasadës Amerikanë në gjyqe të personazheve të spikatur të politikës, gjithmonë është mbyllur në favor të Ambasadës, që është për turpin tonë, që ne, qytetarët shqiptarë që kanë një qasje idealiste, të kenë shpresa tek Ambasada Amerikane” tha ajo.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re