Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pranuar të ketë mbledhur vota nga personat, të cilët janë arrestuar së fundmi në Shijak në operacionin “Vol-vo 4”
 
 “E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë.Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit. Astriti është vëllai i Niçes. Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”
 
Gjatë një deklarate në Opinion, Dako tha se në lidhje me pastërtinë e figurës së tij nuk mund të flasë askush për shkak të punës dhe reputacionit të tij.
 
“Nuk mund të dalë kreu i opozitës dhe të thotë të arrestohet kreu i Bashkisë së Durrësit, unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje. Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“.
 
Gjithashtu  kryebashkiaku i Durrësit pranoi i është refuzuar viza nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re