Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për dakordësinë në opozitë për taksën e sheshtë 9%.

Kryemadhi kujton se taksën e sheshtë 9% e ka artikuluar LSI në 2004, dhe më pas Berisha ku erdhi në qeveri e implementoi. Madje ajo thotë se taksa e sheshtë u mor nga një ish-vend komunist si Sllovakia.

Sipas saj, pikërisht taksa e sheshtë që premton sot solli në qeverinë e PD formalitet dhe rritje ekonomike. Me qeverinë e PS ajo nuk ishte kundër taksës progresive, por sipas saj ajo nuk u realizua pasi po taksohen njerëzit më të varfër, dhe me më pak të ardhura.

”Për herë të parë taksa e sheshtë është artikuluar nga LSI në 2004, më pas Berisha e implementoi. U mor nga Sllovakia si një vend ish-komunist, autoritar, taksa e sheshtë solli një formalitet dhe rritje ekonomike, konsolidim.

Me taksën progresive kam qenë skeptike, për të taksuar të pasurit, dhe mos taksuar të varfërit, po qëndron. Por ndodhi e kundërta. Taksohen njerëzit e varfër, me më pak të ardhura. Mjafton të pyesësh të rinj. Nëse ke dy biznese në një vend, apo çift pensionistësh ,apo bizneset që kanë taksa ambienti, uji, ajri etj, taksohen disa herë. Kemi 2 vite e gjysëm që diskutojmë, është program i thjeshtë. Nëse njerëzit humbasin fokusin, humbasim dhe ne fokusin. Nejrëzit kanë problem varfërinë, humbjen e vendeve të punës.Pjesa tjetër ajo e shpopullimit. 5 prioritetet tona janë të lidhura me ato që përfaqëson LSI, mirëqënie, ekonomi, punësim etj.”- tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re