Projekligji për Amnistinë Penale është futur në rendin e ditës pas arritjes së dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

Kryetarja Lindita Nikolla e hodhi për votim në nisje të seancë plenare, duke marrë votat e nevojshme për ta futur draft projekligjin në rend dite.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula doli kundër, duke u shprehur se është në shkelje të rregullores. Deputeti demokrat kërkoi shtyrje të votimit të Amnistisë në Kuvend me një javë, duke kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit të Ligjeve.

“Jeni në shkelje të rregullores, mos u përpiqni të justifikoheni. Tani të flitet për Amnistinë Penale, duhet të respektohet rregullorja. Nuk është akt dosido, por të rëndësishme. Të gjithë deputetët nuk janë njoftim dhe tani po e marrim, në një kohë që Komisioni i Ligjeve dhe ndryshimet që mund të jenë reflektuar dhe ne s’dimë asgjë, s’kemi patur njoftim. Ju Amnistinë e keni kaluar me votë të njëanshme, me votat e maxhorancës, pa qenë prezente opozita. Dhe dakordësia, nen për nen sa i përket Amnistisë ka nevojë për diskutim dhe duhet të ishte korrekte që Komisioni i Ligjeve duhej të mblidhej

Nuk e keni problem ta shtyni 1 javë Amnistinë, urgjentisht të mblidhet ose të shtyhet Amnistia për javë tjetër”, tha ai.

“Kuvendi e mori vendimi, ashtu siç është diskutuar edhe përgjatë procesit të votimit do të kemi për diskutim edhe amendamentet”, shtoi Nikolla.

Arritja e dakordësisë

Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë hetuar nga SPAK dhe falja e protestuesve opozitarë janë dy pika për të cilat është negociuar dhe u arrit konsensusi mes palëve. Para zhvillimit të seancës plenare, grupi parlamentar i “Rithemelimit” publikoi amendamentin që i hap rrugë bashkimit të votave me socialistët.

Opozita kërkon që të vendoset një klauzolë ligjore që nga “Amnistia”, qoftë në falje apo ulje dënimi, të mos përfitojë asnjë person që është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re