Gjashtë raste të reja me koronavirus janë raportuar në Delvinë, mes tyre një punonjës i Policisë Bashkiake. Këto raste janë kontakt me një të prekur që rezultoi pozitiv një ditë më parë, ndërsa dyshohet se janë infektuar nga dy kosovarë.

Personat e konfirmuar pozitiv në Delvinë janë familjarë të 64-vjeçarit i konfirmuar një ditë më parë me Koronavirus. Sot nga Delvina janë marrë 20 tamponë pas hetimit epidemiologjik, ndërkohë që është bërë karantinimi i tyre në banesa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re