Anëtarët e Këshillit Politik që përfaqësojnë opozitën jashtë parlamentare, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI kanë dalë nga zyra e kryetarit Lulzim Basha pak para orës 19:30 dhe janë drejtuar për tek Pallati i Kongresëve ku kanë mbërritur rreth 30 minuta më parë ambasadorët e BE, OSBEE, i Birtanisë së Madhe dhe i SHBA.

Ndërkohë, pas daljes së tyre nga selia e PD-së, në zyrën e Bashës kanë mbërritur aleatët e tij, NArd Ndoka i PDK-së dhe Fatmir Mediu i PR-së.

Në takimin e Bashës me përfaqësuesit e Këshillit Politik ka marrë pjesë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ndodhet ende në selinë blu.

Mesa duket sot do të ketë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërsa Basha po e pret përfundimin e takimit që ka nisur rreth 30 minuta më parë me disa nga aleatët në zyrë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re