Skip to content

Dalin detaje/ Kush është shqiptari që emigroi në Maqedoni dhe humbi jetën nga Covid 19

Vdes nga COVID-19, 44-vjeçari nga Roskoveci, M.L. Shqiptari është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kavadarci. Trupi i viktimës është gjetur më datë 5 prill pasi kishte vdekur për shkak të koronavirusit.

Ai kishte shkuar për të punuar në Maqedoninë e Veriut në muajin Janar.  Lajmin e konfirmoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë, e cila konfirmoi se pasi është gjetur trupi i vdekur, viktimës i është bërë autopsia në Shkup. Pasi i është bërë autopsia është zbuluar se 44-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

“Trupi i tij është në Kavadarci, ai vdiq nga Corona. Ditën e sotme, në mbledhjen e përditshme të Shtabit të ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe shefi i policisë ka raportuar rastin. Më datë 5 një qytetar i Kavadarit se një shqiptar, punëtor në këtë qytet dhe ka jetuar në shtëpi vetëm.

Për disa ditë nuk kishte dalë nga shtëpia. Policia ka shkuar, mjeku që e ka parë, ka vlerësuar se bëhet fjalë për vdekje. Mjekësia ligjore e ka marrë për ekzaminim dhe është parë që është COVID-19. Nesër në mëngjes do të vendoset se kur do të transferohet trupi”, – është shprehur Muhamed Ismaili, këshilltar Shtetëror në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë.

Ndërkohë që në Shqipëri, familja kërkon të qajë të ndjerin. I vëllai i viktimës, A.L., u shpreh se janë në pritje të trupit të të vëllait, teksa zbulon se ai ka qenë në gjendje të keqe ekonomike dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Pranë autoriteteve shqiptare që kanë konfirmuar se po merren me rastin për të sjellë trupin në shtëpi, në bazë të procedurave që ndiqen edhe për shkak të mbylljes së kufijve.