Foto ilustruese
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 7 raste pozitivë me korònavirus në qytetin e Tepelenës gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se janë pjesëtarë të dy familjeve, banues në fshatin Dukaj.
Dyshohet se Còvidin e kanë marrë në një dasmë në Tiranë ku ishin të ftuar. Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive në ceremoni gëzimi apo mortore.
/faxweb
